15 vendet më tmerruese që do të vizitosh ndonjëherë!

15 vendet më tmerruese që do të vizitosh ndonjëherë!


//

Përgatitu mirë sepse nuk mbajmë përgjegjësi për pasojat që do të të shkaktojnë : ☺

Shtëpi e braktisur e partisë komuniste në Bullgari:

1 2

Kjo ndërtesë ishte e future në malet Ballkanike. Në hyrje ka një përshkrim që lexon “Qëndroni në këmbë luftëtarë të përbuzur! Qëndroni në këmbë ju skllavë të punës! Të shtypur e të poshtëruar, ngrihuni kundër armiqve!”

Varrezat Chauchilla në Peru:

3 4

Në sajë të klimës shumë të thatë të Perusë, eshtrat e shumë njerëzve janë ruajtur në këto baza të lashta varrimi.

Kisha e Kockave në Portugali:

5 6

Kjo kishë mban kockat e më shumë se 5000 murgjëve dhe gjithashtu ka 2 trupa të varur në Tavan. Një prej trupave është në fakt 1 fëmijë!

Centralia, Pensilvani:

7 8

Ky qytet u braktis pas një zjarri nëntokësor të shkaktuar nga një rrugë e minuar e cila shpërtheu dhe shkaktoi dëme shumë të mëdha. Gjithsesi në të ka ende 10 banorë që refuzojnë të largohen, pavarësisht se qyteti nuk ka një kod postar actual.

Arkivolët e Varur në Sagada, Philippines:

9 10

Është një traditë për anëtarët e fisit të Igorot-it të varrosin të dashurit e tyre në arkivolë të varur. Kjo është për shkak të besimit të tyre se sa më afër të jenë të vdekurit me qiellin, aq më afër janë me shpirtrat e paraardhësve.

Metrotë e Braktisura në Cincinnati, Ohio:

101 102

Sistemi I metrove të Cincinnati-t u ndërtua pjesërisht në vitet 1920, por u braktis për shkak të kostove të larta. Gjithsesi ato ende mbeten të paprekura dhe ti mund të bësh një tur 2 herë në vit.

Varreza e vjetër e Çifutëve në Pragë:

103 104

Kjo varrezë ka përjetuar aq shumë mbipopullim që nga viti 1478, sa tani ka rreth 12 shtresa varresh njëri mbi tjetrin. Edhe pse ka mbi 100’000 njerëz që janë varrosur aty, vetëm 12,000 gurë varresh janë të dukshëm.

Kupola Sedlec në Çeki:

105 106

E njohur si Kisha e Kockave, kjo katedrale mban më shumë se 40,000 eshtra të njerëzve që dëshironin të varroseshin në vende të shenjta.

Kisha e St. George në Çeki:

107 108

Kjo faltore me pamje të zymtë u braktis pasi një çati u shkatërrua gjatë një funeral në 1968. Skulpturat që ju shihni ishin puna e Jakub Hadrava që shpresoi të mbante kishën si një vend turistik në atë kohë. Ende ajo të vret syrin.

Ishulli i Murtajës në Poveglia,Itali:

109 1099

I gjithë ky ishull u mbajt i izoluar nga viti 1793 deri në1814 për 160,000+ njerëz me murtajë. Anembanë ishullit mund të gjesh varre massive. Nga 1922-1968, ishulli u përdor gjithashtu për të mbajtur një spital psikiatrik që kishte 1 doktor që u përfol se I torturonte dhe vriste shumë nga pacientët e tij.

Tregu Fetish Akodessewa në Togo:

10999 109999

Ky është një vend për të blerë pjesë të kafshëve për t’I përdorur për magji.

Kodra e Kryqeve në Lituani:

a b

Kjo kodër përmban më shumë se 100,000 kryqe. Edhe vetë Papa e ka shpallur atë një vend për paqen, shpresën dhe sakrificën. Por a do të qëndronit në këtë vend I vetëm për të gjithë natën? Unë me siguri jo.

Qyteti i të Vdekurve në Dargavs, Rusi:

Edhe pse ky mund të duket një fshat shkëmbor I vogël I të shkuarës, Dargavs mban një sekret të errët. Është I mbushur plotë me dhoma të nëndheshme.

Shpella Actun Tunichil Muknal në Belizë:

Këto shpella të çuditshme dhe të frikshme mbajnë eshtrat e rreth 14 njerëzve, duke përfshirë dhe fëmijë! Besohet se ato ishin viktima të përdorur për sakrificat e Maja-nëve. Ekziston madje një skelet I tërë, besohet të ketë qenë I një vajze 18-vjeçare, që është kalcifikuar me kalimin e viteve.

Mumjet e Zjarrit në Philippines:

Edhe për të ekspoluar shpellat që mbajnë këto mumje, do të të duhen 5 orë udhëtim me makinë përmes maleve, mbi 5 orë të tjera ngjitje për tek shpellat e groposura.

Maçoku i pikturave klasike
11 vendet më relaksuese në botë

+ There are no comments

Add yours